Tritan Shehu thotë se shqiptarët po vaksinohen si kavie.

Ish deputeti tregon se është thellësisht i dëshpëruar.

 “Shqiptarët kanë të drejtë të marrin po atë cilësi vaksine që marrin austriakët, anglezët, gjermanët. Shqiptarët nuk janë njerëz të dorës së dytë, nuk janë kavje, në vend po hyjnë në Shqipëri vaksina të pa certifikuara”.

Sipas tij, pandemia në Shqipëri është menaxhuar keq që prej fillimit dhe vaksinimi në këtë periudhë po bëhet për fushatë.

Jemi në bazën e dështimit të plotë të pandemisë, sot ndodhemi akoma në mesin e epidemisë. Shifrat e vdekjeve janë tragjike. Ramës i vemë keqmenaxhimin e plotë të kësaj pandemie. Shkaku i vdekjeve shtesë në 2020 është vetëm nga  Covid 19. Jemi thellësisht të dështuar me të gjithë elementët. Rastet e reja janë ulur me uljen e testimeve, ndërkohë që duhet të ishin rritur. Kjo vaksinë, para zgjedhjeve është një mënyrë e keqe e qeverisë, për të fshehur gabimet e mëdha të qeverisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re