Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip Audi i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër rreth orës 4.20 minuta.

Si pasojë e shpërthimit të forte, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Policia e Shkodrës ndodhet ne vendngjarje ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re