Një shpërthim tritoli tronditi mëngjesin e kësaj te premteje qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 në zonën e “ujit të ftohtë”.
 
Sipas policisë makina tip “mercedes benz”, është në pronësi të 42-vjeçares Vejushe Dalipaj. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.
 
Burime nga policia kane konfirmuar se shpërthimi erdhi si pasoje e vendosjes se një sasie lende eksplozivi poshtë automjetit. Ndërkohë makina është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë së Qarkut Vlorë, per ekzaminime te mëtejshme. Janë sekuestruar gjithashtu pamjet nga kamerat e sigurisë në banesë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re