Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e kësaj të hëne me grupin parlamentar ka reaguar dhe në lidhje me tritolin që iu vendos banesës së Xhisiela Malokut.

 

Në fjalën e tij Rama, theksoi se një ngjarje e tillë është në interes të atyre që dhunuan vajzën publikisht.

 

“Mbrëmë natën vajzës së kthyer për mish për topat e kësaj politike të ulët i  është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijoi në publik idenë se vajza është nën trysninë e një terrori psikologjik?! Ne? Jo! S’ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial të kuptojnë që për këtë kanë vetëm interesa ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tjera dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe synojnë ti bindin se një histori dhune fizike,  marrëdhëniet mes dy të rinjeve na qenka në fakt një dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandërshkuar ligjërisht sepse, kryetari i deputetëve me armë në dorë ka shkuar dhe ka kanosur oficerin që të mbyllë gojën.”

 

Gjithashtu kreu i qeverisë ka komentuar dhe propozimin e tij më të fundit paketën antishpifje që sipas tij do të jetë sipas standarteve evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re