Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Sasia e lendes eksplozive ka shpërthyer në rrugën “Zim Zenel”, në afërsi  të një  biznesi me materiale ndërtimi.

 

Biznesi është në pronësi të Ilir Sutens, i cili pas ngjarjes ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

 

“Nuk kam probleme me askënd. Nuk e di se çfarë kanë e duan prej meje”,- ka thënë ai jashtë kamerave për gazetarët.

 

Nga shpërthimi vihet re se është hapur një gropë në rrugë, ndërsa janë thyer edhe xhamat e disa banesave e bizneseve aty pranë.

 

 

Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera në rrugë, ndërsa mbeten për t’u vëzhguar kamerat bizneseve, nëse mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimit e autorit apo autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re