
Një sasi lëndë plasëse është hedhur në automjetin e Dritan Janos, nip i ish zv.prokurorit Thoma Jano. Ngjarja e cila fatmirësisht ishte pa pasoja për jetën u shënua rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në Selitë të Vogël.
Automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit i identifikuar si Dritan Jano.
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të cilët sipas burimeve ata kanë lëvizur me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas janë larguar nëpër rrugicat e zonës së Selitës së Vogël.
Jano ka mohuar të ketë pasur konflikte apo debate me ndonjë person, duke thënë për blutë se nuk ka dijeni për rrethanat apo arsyet pse i vendosën lëndë plasëse në makinë. Prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.
2 nga pistat kryesore të hetimit janë: puna e xhaxhait të tij në në sistemin e drejtësisë dhe pista e dytë dyshohet se lidhet me Dorina Jano, bashkëshorten e 39-vjeçarit e cila rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.



