Një shpërthim me eksploziv tronditi Shkodrën në orët e para të mëngjesit të se Premtes. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër te qytetit, në lagjen “Vasil Shanto”.
 
Rreth orës 01:40 pas mesnate, në godinën 3-katëshe në pronësi të Avdyl Dergutit, në katin e parë të saj që shërbente si dyqan rrobash, është vendosur një sasi eksplozivi.
 
Lënda plasëse ka dëmtuar dyqanin si dhe shkallet ngjitur të godinës. Gjithashtu nga shpërthimi janë shkaktuar dëme edhe në dyqanet që ndodhen afër, por nuk ka persona të lënduar.
 
Ndërtesa është e pajisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave pritet që të hedhin dritë mbi autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e objektit.
 
Avdyl Derguti ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me njeri, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka ardhur për shkak te konkurrencës.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re