Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e dyqanit, i cili është në pronësi të Arben Malotaj.

Nga ana e saj, familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e ka idenë kush mund t’i ketë vendosur eksploziv në biznes.

“Nuk kam asnjë konflikt, policia të arrestojë autorët që kanë vendosur tritolin në dyqanin tim,”-është shprehur Malotaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re