Një shpërthim ka tronditur qytetin Burrelit gjatë natës duke u gdhirë e shtuna.
 
Një sasi tritoli që dyshohet deri në rreth 100 gramë, shpërtheu në orën 4 të mëngjesit në katin  e katërt të një pallati, 2 metra  pranë banesës së kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani.
 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Drita” në sheshpushimin e pallatit.
 
Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar pasi në banesë nuk ka patur njeri, por vetëm dëme materiale.
 
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa vetë kreu i bashkisë Mat z. Risvani ka mohuar të jetë në konflikt me njëri. Kjo ngjarje sipas tij mund të ketë lidhje vetëm me detyrën e tij.
 
Kreu i bashkësie thotë se ky shpërthim është i dyti brenda pak ditësh në Burrel, e pikërisht në lagjen Drita, çka ka rritur pasigurinë .
 
Partia demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp, dënoi aktin kriminal dhe shprehu  shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve ndaj të zgjedhurve demokratë. Selia blu kërkon nga prokuroria dhe policia zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re