Një shpërthim tritoli tronditi Lushnjën ne orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

 

Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti tip “Fiat” në lagjen 18 tetori por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Policia e Lushnjës tha se makina në të cilën ishte vënë eksplozivi është në pronësi të  Altin Ahmetaj, nga qyteti i Lushnjës. Hetuesit thanë se 44-vjeçari e kishte parkuar automjetin në një rrugicë në afërsi të banesës.

 

Nga shpërthimi u dëmtua dhe një mjet tjetër i parkuar ndërsa pas marrjes në pyetje te Ahmetajt mësohet se ai ka mohuar konfliktet me persona të tjerë.

 

Ky është rasti i dytë i vendosjes së eksplozivëve  në Lushnjë kur një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re