Një tjetër shpërthim tritoli u regjistrua mbrëmjen e së hënës, këtë herë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 në lagjen ‘18 tetori’.
 
Lënda plasëse i është vënë një mjetin tip ‘volkswagen’. Sipas uniformave blu, nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e mjetit, i cili është në pronës të shtetasit Arbër Shurdhi, 20 vjeç.
 
Në momentin e shpërthimit, makina ishte e parkuar para banesës se te riut. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk dihen motivet e vendosjes se eksplozivit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re