Nje makine ka shpërthyer mëngjesin e sotëm ne lagjen Perash te Shkodrës. Shkak mësohet te jete bere nje sasi tritoli e vendosur ne automjetin tip benz, ne pronësi te efektivit te policisë Admir Lleshi. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur te lënduar ne njerëz, per shkak se makina ka qene e parkuar ne nje zone jo shume te populluar. Por mësohet se makina ka pësuar dëmtime te mëdha.
 
Policia po heton për te zbuluar autoret dhe motivet e ngjarjes. Dyshimet e para te hetuesve janë qe vendosja e lendes eksplozive mund te jete bere per shkak te detyrës se 40-vjeçarit ne Drejtorinë e Policisë se Kufirit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re