Nje automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj te enjteje ne afërsi te kopshtit botanik ne Tirane.
 
Fatmirësisht nuk ka te lënduar ne njerëz, pasi mjeti ka qene i parkuar.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.30. Shpërthimi ka qene aq i fuqishëm sa makina është shkatërruar plotësisht.
 
Pronari i mjetit tip volswagen me targe AA 946 EE është e biznesmenit Ndok Rajta, i cili është pronari i nje firme inertesh. Dyshohet se vendosja e 200 gramëve tritol ne makinën e tij lidhet me ketë aktivitet.
 
Biznesmeni i ka pohuar policisë se e kishte parkuar makinën pranë digës se liqenit artificial rreth orës 7.30 te mëngjesit, por ai ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re