Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e biznesit në një biznesmeni në Burrel.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Drita”.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete që ndodheshin në oborr dhe janë thyer xhamat e dritareve të godinës.
Forcat e policisë po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.