3 vite pas shpërthimit me tritol në objektin që po ndërtonte bizmesmeni Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes. Gazetari Gjergj Figuri raporton se në pranga ka rënë shtetasi Zef Kola, banues në Tiranë.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Pas hetimeve të kryera me metoda speciale është arritur zbardhja e kësaj ngjarjeje. Më herët, si autorë të vendosjes së lëndës plasëse janë dënuar nga Gjykata e Lezhës, Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite.

Nuk dihen ende motivet për të cilat i dyshuari ka bërë porosinë për vendosjen e tritolit në objektin e biznesmenit Gjoka ndërsa tashmë pritet marrja në pyetje e porositësit të dyshuar për këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re