Skip to content

Tritol shtëpisë së Dukës/ Kreu i FSHF në Studio Sport: Produkt i gjuhës së urrejtjes nga politika

duka 1

Armand Duka iu rikthye edhe një herë tjetër ngjarjes së rëndë të ndodhur muaj më parë kur një sasi tritoli shpërtheu para derës së baneses duke shkaktuar  një traumë jo t ë vogël tek familja e tij.

 

Duka tha në emisionin Studio Sport në Vizion Plus për moderatoren Vilma Masha, se ky sulm ishte produkt I gjuhes së urrejtjes politike.

 

“Nuk mund të marr përsipër të akuzoj njeri, por që ajo ishte produkt I gjuhes agressive , e gjuhes së urrejtjes të përdorur nga individe politik, këtë nuk e dyshoj. Nëse individet politik u përdoren, urdhëruan bombëvënësin apo jo,këtë nuk mund ta them sepse nuk kam prova, u shpreh Duka në Vizion Plus.

 

Nga shpërthimi në 24 janar në pjesën e përparme të viles së Dukës në durrës pati vetëm dëme materiale për fat të mirë.