Një shpërthim tritoli tronditi gjate orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Sarandën.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen numër një të qytetit bregdetar, ku persona të paidentifikuar vendosën lëndë plasëse në portën e jashtme të vilës së ndërtuesit Lefter Lefteri.

 

Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.

 

Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet e biznesmenit.

 

Kjo pasi muajt e fundit ai është kallëzuar në polici lidhur me një ndërtim që po bën në sarandë.