Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ka reaguar menjëherë pas tritolit mëngjesin e sotëm në makinën e prokurorit Albert Kuliçi.

Ai e ka cilësuar këtë si një akt burracakësh për shkak të profesionit si prokuror të Kuliçit ndërkohë vetë ai deklaron se nuk ndihet i kërcënuar. Haluci bën me dije se e ka ngritur si çështje emergjente sigurinë e prokurorëve për shkak të rreziqeve që i kanosen Gjyqësorit.

“Në vazhdimësi e kam ngritur problemin e marrjes së masave emergjente për sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe pjestarët që ushtrojnë aktivitetin në këto institucione. 

Sot jam në mbështetje të tij dhe familjes së tij dhe për ta mbështetur. Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit dhe kjo është një vepër burracakësh dhe frikacakësh. 

Unë vetë nuk ndihem asnjëherë i kërcënuar dhe e bëj detyrën për t’i shërbyer qytetarëve. I bëj thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojë detyrën vetëm për të zbatuar ligjin.

 Ka disa raste kur po goditet Gjyqësori. Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë, profesionalisht dhe të gjitha pikëpamjet. 

Janë mbi 4 milion euro të sekuestruara nga 6 dhjetori në masat provizore dhe është e vetmja pistë e profesionit dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit.

 Për pistat e tjera duhet të merren organet ligjzbatuese, kam besim se drejtësia dhe prokuroria”- tha Haluci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re