Xhisiela Maloku, flet për shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e gjyshërve.

 

Përmes një deklarate për mediat 25-vjeçarja ka bërë përgjegjës opozitën për gjithë sa ndodhi. Në një prononcim për mediat, nga makina e saj, Xhisiela Maloku tha se gjithçka është bërë nga  PD dhe opozita, ku ka theksuar se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.

 

“Mendoj se është mëse e qartë, që është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja, deri dje hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja tashmë nuk jam dhe telefonata e parë që më është bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë e një kushëriri të Rexhepit. Ramazan Rraja ka ardhur këtu dhe më pas është larguar sepse unë nuk doja që .. pastaj ka lajmëruar policinë. Opozita luajti një lojë politike, dhe doli bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë dhe askush nuk mund të hedhë hipoteza.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re