Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është ndalur të flasë për mediat pas vendimit të KLGJ, e cila caktoi 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin, Tonin Sterkaj dhe familjen e tij, të cilit iu vendos një sasi tritoli në portën e banesës.

Balla ka qenë vetë i pranishëm i mbledhjen e KLGJ, duke zgjedhur ta përfaqësojë vetë ministrinë e Brendshme.

Balla ndër të tjera tha se kjo ngjarje është edhe një test për policinë e Shkodrës, qytet në të cilin ka një seri ngjarjes që janë ende në proces zbardhjeje

Balla: Kjo ngjarje është një test për policinë e Shkodrës. Lidhet me kredibilitetin ne rritje të policisë së shtetit.

Edhe në Shkodër nëse doni, nëse i referohemi rezultateve të fundit, ku janë një seri ngjarjesh që janë në proces zbardhje dhe shpresoj që edhe një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur para pak kohësh të konkludohet me veprime përfundimtare.

Unë e kam bërë të qartë që ditën e parë që jam bërë ministër, që do ta përfaqësoj vetë ministrinë edhe në KLGJ dhe në KLP, për të dhënë një mesazh të qartë të vullnetit tonë për të mbështetur drejtësinë.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re