Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e një banese në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Sipas policisë shtëpia ku u vendos tritoli eshte në pronësi të  40 vjecarit Arben Pëllumbi.

Paraprakisht mwsohet se ky person nuk eshte me precedente penal.

Nga shpërthimi i lendes eksplozive, fatmireshisht nuk pati të lënduar, por vetem dëme materiale.

Ende nuk dihen motivet dhe autorët, por nuk përjashtohet qe ngjarja të jetë një paralajmërim për familjen e 40-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re