Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Debreshin, pasi akuzohet për vendosjen e tritolit në makinë e vëllait të tij minator dhe ish-kandidat për deputet, Elton Debreshi.

29-vjeçari Alfred Debreshi u arrestua tri ditë më parë, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ai i vuri tritol makinës tip “Benz”, në pronësi të Elton Debreshint, teksa mjeti ishte i parkuar në banesën e këtij të fundit.

Elton Debreshi është aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re