Pronari i Audi Q7 të cilit iu vu eksploziv një orë pas mesnatës (01:00, 31 maj 2022) në bulevardin “Nënë Tereza”në Kamëz ka reaguar për Ora News.

Ai mohon të ketë jetuar në Angli dhe tregon dyshimet e para.

I vetmi dyshim që kam është që në vitin 2000 xhaxhai im ka vrarë një person dhe ka kryer dënimin. Të tjerat janë lajme falco për klikime dhe do ti padis për shpifje” tha Artan Lleshi në një prononcim telefonik për gazetarin e Ora News, Edison Vatnikaj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re