Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, ka folur për shembjen e “Prestige Resort”, duke e quajtur si dhunë dhe terror nga qeveria.

Në studion e emisionit “Frontline” ai e krahasoi këtë situatë me vendimin e gjykatës për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, ku akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.

“Rama do të fitojë me dhunë. Përdor dhunën kundër votuesve. Pasi përdori dhunën kundër mediave siç ndodhi me grupin mediatik ku bën pjesë edhe ky televizion, mendon se me dhunë mund të fitojë edhe Shkodrën dhe bashki të tjera të djathta. Kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë, Mbetet një skandal fakti që kryeministri kërcënon votuesit. Tritoli për Prestige Resort nuk është gjuhë e ashpër, është dhunë, është terror.

Për vendimin e gjykatës, kryeministri i mori të drejtën si kurrë më parë, PD-së të futet në zgjedhje pa simbolin e saj është një akt i paparë. Më shqetëson çdo gjë që është përdorur për të eliminuar demokracinë në Shqipëri. Vendi ynë është ende një vend i korruptuar. Tentativat që deri më sot të Ramës që kanë shkuar huq, janë akte kundër demokracisë”, tha Shehaj.

Sakaq, Shehaj komentoi uljen e vlerës së monedhës euro, ku tha se është efekt i drejtpërdrejtë e blerja votës.

“Nëse euro bie, ka kërkesë për lekë. Që zgjedhjet ndikojnë në uljen dhe ngritjen e euros është fakt. Ky është efekti i drejtpërdrejtë i blerjes së votës. Blerja e votës është fenomen dhe bëhet nga mazhoranca e cila ka më shumë të ardhura. Mjafton të shihni se kush është partia që bën premtime, ka zgjedhur të blejë votat”, tha demokrati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re