Kreu i PD Lulzim Basha reagoi pas shpërthimit mbrëmjen e kësaj të hënë në banesën e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.

 

Kryedemokrati shkroi në tëitter se zhvillimet e fundit tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim ka zaptimin me çdo mjet të institucioneve dhe ky tension sipas Bashës, kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka.

 

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko