Me një videomesazh të bërë gati paraprakisht për fitore, presidenti i ri i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden lëshoi ​​një deklaratë duke falënderuar popullin amerikan për mbështetjen që i dha.

“Unë jam i nderuar nga besimi që populli amerikan ka vendosur tek unë dhe zv.presidentja Kamala Harris,” tha Biden, duke shtuar:

“Përballë pengesave të papara, një numër rekord amerikanësh votuan, duke provuar edhe një herë që demokracia rreh thellë në zemrën e Amerikës.”

Duke përsëritur temat e fushatës së tij, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen në këtë kohë krize.

“Meqenëse fushata ka mbaruar, është koha të lëmë pas zemërimin dhe retorikën e ashpër dhe të bashkohemi si komb”, tha Biden.

“Eshtë koha që Amerika të bashkohet dhe të shërohet. Ne jemi Shtetet e Bashkuara. Dhe nuk mund të bëjmë asgjë nëse e bëjmë së bashku”, përfundoi ai.

Kujtojmë se me fitoren e Bideni-it thyhet dhe trendi i zgjedhjeve amerikane, me nga dy mandate për çdo forcë. Republikanët, me Trump-in atipik, e mbajtën pushtetin vetëm katër vjet.

America, I’m honored that you have chosen me to lead our great country.

The work ahead of us will be hard, but I promise you this: I will be a President for all Americans — whether you voted for me or not.

I will keep the faith that you have placed in me. pic.twitter.com/moA9qhmjn8

— Joe Biden (@JoeBiden) November 7, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re