Pronari miliarder i Fox News-it amerikan, Rupert Murdoch, ka pranuar nën betim se disa nga drejtuesit e tij të televizionit mbështetën gënjeshtrën e ish-presidentit amerikan Donald Trump se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën atij, zbulojnë dokumentet e sapopublikuara të gjykatës.

Murdoch e bëri pranimin gjatë dëshmisë në një padi 1.6 miliardë dollarësh për shpifje të ngritur kundër rrjetit televiziv nga kompania e sondazheve Dominion Voting Systems, e cila akuzoi Fox News dhe kompaninë e saj mëmë, Fox Corporation, për shpifje në dëm të reputacionit të saj.

Në deponimin e tij, Murdoch tha se spikeruesit Maria Bartiromo, Lou Dobbs, Sean Hannity dhe Jeanine Pirro “miratonin” narrativën e rreme të promovuar nga Trump.

 Në dosjet e mëparshme gjyqësore, avokatët e argumentuan se drejtuesit e Fox Neës talleshin me pretendimet e Trump për zgjedhje të vjedhura ndërsa promovonin ato gënjeshtra në televizion.

Ndërsa Hannity po “shtynte” historinë në emisionin e tij në kohën kryesore, ai thuhet se shkroi se Trump “po sillej si një person i çmendur”.

Edhe vetë Murdoch hodhi poshtë pretendimet e Trump, duke e përshkruar obsesionin e ish-presidentit për të provuar se zgjedhjet ishin vjedhur si “gjëra të tmerrshme që i lëndojnë të gjithë”.

Murdoch pranoi se ai mund të kishte urdhëruar stacionin televiziv që të mos transmetonte deklaratat e avokatëve të Trump.

“Unë mundesha, por nuk e bëra”, tha ai.

Një profesor i drejtësisë në Harvard i tha kohët e fundit Guardian se ai “kurrë nuk kishte parë një rast shpifjeje me prova kaq të forta, saqë i pandehuri pranoi me shkrim se kishte sajuar informacione të rreme për të rritur vlerësimet dhe të ardhurat e tij”.

Fillimi i gjykimit është caktuar për mesin e prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re