Skip to content

TRONDITËSE/ Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin (EMRAT)

WhatsApp Image 2025 03 03 at 21.16.10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Manëz-Kullë, në Durrës. Automjeti tip Opel, i drejtuar nga Muharrem Jakupi, ka përplasur këmbësorin Seladin Ago, i cili ka humbur jetën si pasojë e goditjes.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminime, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.