Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi pasi një 58-vjeçar shqiptar ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që kur ishte 10 vjece. Ai është arrestuar ndërsa rasti tronditës u zbulua pas ankesës së vajzës, e cila tani është 14 vjeç.

Cifti jetonte në Perama dhe dyshohet se burri abuzoi të miturën për të paktën katër vjet. Shqiptari u arrestua dhe nesër do të dërgohet në prokurori.

Në të njëjtën kohë, akuza të tjera në lidhje me të kaluarën e 58-vjeçarit nga Shqipëria janë duke u shqyrtuar, dhe më konkretisht për abuzimin e mundshëm të një tjetër vajze të mitur me një tjetër partnere të tij.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re