Skip to content

TRONDITËSE: Mashtruesi Serial nga Paskuqani Zhvat Viktima dhe Shijon Pushime në Jug – Nëna Kërcënon Vajzën që Denoncoi!

Progetto senza titolo 51

Një histori e pazakontë mashtrimi dhe arrogancë po trondit rrjetin, me në qendër të saj një të ri nga Tropoja, me banim në Paskuqan, i identifikuar si Erjon Hoxha, i cili është ekspozuar si një mashtrues ordiner serial që ka zhvatur para nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe biznese.

Skandali shpërtheu pasi një vajzë denoncoi në JOQ se Erjoni i kishte marrë 300 euro me pretendimin se ishte pronar i një fast-foodi dhe se i duheshin “për të blerë salca për sufllaqe”. Paratë, siç pritej, nuk iu kthyen kurrë.

Pas denoncimit të saj, një valë reagimesh nga biznese dhe persona të tjerë pasuan, duke e përshkruar Erjonin si një mashtrues të përsëritur. Sipas tyre, ai ka shitur sende që nuk i posedonte, ka marrë ushqime, ka qëndruar në hotele e madje ka blerë edhe pica pa i paguar – me një listë borxhesh që është gjithnjë në rritje:

  • Shitja mashtruese e një varëseje floriri

  • Blerje pice 20 mijë lekëshe pa pagesë

  • Qëndrim në hotel me vlerë 50 mijë lekë

  • Zhvatje prej 100 eurosh nga një vajzë për “salcat” e fast-foodeve

Por çudia nuk përfundon këtu. Ndërsa viktimat kërkojnë drejtësi, Erjoni shfaqet në foto duke bërë jetë luksoze në Jug të Shqipërisë, në vend që të ishte përballur me ligjin.

Ironia kulmon kur në vend të djalit, është nëna e tij që ndërhyn, jo për të kërkuar ndjesë, por për të kërcënuar! Ajo ka kontaktuar vajzën që bëri denoncimin publik dhe i ka kthyer 200 euro nga 300, duke i kërkuar ta fshijë postimin sepse, sipas saj, po i prishej “imazhi djalit”. Për më tepër, vajza thotë se është kërcënuar me gjyq nga e ëma e mashtruesit.

“Më dha 200€, por më kërcënoi se do më çojë në gjyq për prishje imazhi”, shprehet vajza.

Kjo histori groteske ka ngritur pikëpyetje të mëdha përse autoritetet heshtin, ndërkohë që një person me të dhëna publike, foto dhe video provuese dhe dëshmi të shumta lëviz i lirë dhe i paprekur.

A do të vazhdojë kjo komedi tragjike e zhvatjes, ku viktimat kërcënohen dhe mashtruesit shijojnë luksin?