Skip to content

Tronditëse në Paris/ I morën peng gruan dhe vajzat, Di Maria largohet me urgjencë nga ndeshja. Drejtori ia bën me shenjë trajnerit menjëherë

di maria

Futbollisti Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).

Të armatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç se morën gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

Mediat franceze kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, ndërsa fatmirësisht familja e argjentinasit nuk ka pësuar dëm nga pengmarrja që zgjati për disa minuta.

Lajmin për Di Marian ka lënë të shokuar të gjithë futbollistët e PSG-së të cilët e mësuan të gjithë ngjarjen pas ndeshjes, ndërkohë që kjo është hera e dytë që familja e argjentinasit bie pre e një grabitje të dhunshme.

Sulmuesi argjentinas ditë më parë zgjeroi kontratën me Parisin edhe për një vit tjetër, por atij i ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb