Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 55-vjeçar është vetëdjegur brenda makinës që drejtonte.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, teksa priten hetime të mëtejshme për të zbardhur ngjarjen.

Në momentin që policia mbërriti në vendngjarje, makina ishte djegur plotësisht bashkë me viktimën.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në  rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren  është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën. Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K.  I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re