Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një nënë 37-vjeçare ka vrarë foshnjën e sa vetëm 6 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Makrochori në Imathia në orën 13:50. Mediat helene raportojnë se kanë qenë dy vajzat e mitura të 37-vjeçares ato që kanë njoftuar gjyshërit për krimin që kishte kryer nëna e tyre.

Në momentin që gjyshërit kanë mbërritur në banesë e kanë gjetur foshnjën në gjendje të rëndë dhe me plagë të shumta në trup. Ata e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Verias, ku pavarësisht ndihmës mjekësore foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Mediat raportojnë se 37-vjeçarja që kreu krimin e rëndë vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe se më herët kishte qenë e shtruar edhe në spitalin psikiatrik.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re