Fax News ka mësuar të tjera detaje nga vdékja e një të riu në Vlorë i cili u pérplas nga një skrep. Djali që u shtyp nga skrepi ishte minoren, Jaup Begotaraj 17-vjec . Sipas pólicisë dyshohet se ka shkuar të takojë shokun (përkatësisht shoferin që e shtypi).

Por mbetet ende e dyshimtë për shkak të rrethanava në të cilat ka ndodhur ngjarja.  Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari punonte në njërin nga mjetet që janë gjetur në vendngjarje. Edhe në momentin që ka ndodhur aksídenti kanë qenë të ndezur të dyja makinat. Ç’ka shton dyshimet se 17-vjeçari punonte aty.

Pra, për rrjedhojë, ka dyshime që minoreni ka qenë në punë në momentin e aksídentit ndërkohë që diçka e tillë duke marrë në konsideratë moshën e tij, hap një tjetër vend për hétim ndaj pronarëve për të cilët punonte.

Të njëjtat burime konfirmojnë se firma është private, dhe se i mituri po punonte për hapjen e një parkimi privat. Problemi qëndron se pólicia thotë që kishte shkuar të takonte shokun, dhe se nuk ishte i punësuar.

Ndërsa në vendngjarje, njerëz që e njihnin i thanë Fax News  që ai punonte aty. Ndërkohë një tjetër argument bindës është se të dyja mjetet në vendngjarje janë ngjetur të ndezur dhe se pranë tyre ishte vetëm trupi i pajetë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar incídentin e réndë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re