Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një vrasje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuar, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e  perdorur në rast.

Mësohet se viktima është Albert Krasniqi dhe personi që e ka vrarë është babai i tij.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re