Ripërsëritet edhe njëherë historia e peshëngritjes shqiptare, e cila pasi arrin suksese e fiton medalje goditet nga dopingu. Sipas asaj që raporton ”Top Channel” është Romela Begaj, rasti i radhës ku Shqipëria mund të humb në tavolinë medaljet e fituara në pedanë.

Romela Begaj vetëm një muaj më parë shënoi emrin e saj me gërma të arta në botërorin amerikan, pasi fitoj medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe vendi i dytë në dygarësh. Një sukses historik për Shqipërinë por që sipas këtyre raportimeve do të anullohet sërish.

Ndërkohë reagimi nga FSHP nuk ka munguar me Elez Gjokën që ka deklaruar se ende nuk ka një raportim zyrtar për daljen pozitive me doping për sportisten shqiptare. Gjithashtu ai konfirmon se do të ndiqet ky rast deri në instancat më të larta të gjykatave për të mbrojtur medaljen e artë të Romelës.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas atyre të vitit 2014.

Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re