Një lajm tronditës është publikuar nga medeit australiane.

Sipas asaj që është bërë e ditur, kampioni olimpik australian i çiklizmit, Rohan Dennis, një nga çiklistët më të famshëm në vend, ka përplasur me furgonin e tij dhe ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare, Melissa Hoskins.

Historia tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Medidi, një lagje në veri të Adelaide, Australi, ku çifti jetonte me dy fëmijët e tyre.

Australia, arrestato l’ex ciclista #RohanDennis, grande specialista delle prove contro il tempo e due campione del mondo nella cronometro individuale: avrebbe investito e ucciso la moglie Melissa Hoskins, 32 anni, madre di due bambini ed ex ciclista a sua volta. Il 33enne è… pic.twitter.com/ql63xkmmds

— Ultimora.net (@ultimoranet) December 31, 2023

Gruaja u shtrua në spital me plagë të rënda dhe ndërroi jetë pak orë më vonë. Autori është arrestuar menjëherë.

Policia në zonë tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në Avenel Gardens Road në Mendi pak pas orës 20:00 pas raportimeve se një grua ishte goditur nga një makinë.

Vajza pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin Royal Adelaide, por vdiq gjatë natës.Ajo ishte në një lidhje afatgjatë me kampionin dhe ata u martuan në Perth në vitin 2018.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re