Skip to content

Tronditet drejtësia/ Gazetari: Gjyqtari vritet me armë në sallën e gjyqit, autori qëllon pas shpalljes së vendimit!

Ngjarje e rëndë ka tronditur sot ambientet e Gjykatës, ku gjyqtari Kalaja është ekzekutuar me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, pak çaste pasi kishte shpallur vendimin për një çështje pronësie.

Sipas informacioneve të gazetarit Marsel Vocaj, autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, i cili ndodhej në sallë pasi në orën 14:00 kishte nisur një seancë gjyqësore ku ai ishte palë në proces. Seanca është zhvilluar normalisht deri në momentin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të palës kundërshtare. Pikërisht në atë çast, Shkëmbi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga të shtënat janë plagosur Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, që ishin pjesë e palës kundërshtare në procesin gjyqësor.

Pas ngjarjes, autori i ka dorëzuar armën rojës së sigurisë dhe më pas është qëndruar i qetë në oborr, ku forcat e policisë i kanë vendosur prangat pa rezistencë.

Ngjarja ka hapur një sërë pikëpyetjesh të rënda mbi sigurinë në ambientet gjyqësore, pasi mbetet e paqartë si ka mundur autori të fusë një armë zjarri në godinën e gjykatës, ku pretendohet se kontrollet janë të rrepta.

Hetimet vijojnë, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe procedurat e kontrollit në hyrje të godinës./faxnews