Një masakër e vërtete ka qënë bilanci i një përplasje të armatosur në fshatin Bradashesh të Elbasanit mbrëmjen e kësaj të shtune. 3 persona që udhëtonin në një makine u qëlluan për vdekje rrëth orës 21:15. Ngjarja ka ndodhur afër një lokali ndërsa ka dyshime se makina e viktimave me targa italiane është qëlluar nga një tjeter mjet. Mendohet se kemi të bëjmë me nje përplasje mes bandave për prishje të pazareve të drogës jashtë vendit. Ndonëse nuk konfirmohen zyrtarisht ne mesin e viktimave është E.K, me shtetesi turke me precedent penal. Po ashtu jo zyrtarisht dy viktimat e tjera mesohet se janë Arben Dylgjeri dhe Indrit Alibej.

Informacion paraprak i policise:

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.

Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re