Tronditet Fushë Kruja, dy shpërthime me tritol brenda pak minutave/ FOTO

shperthim.....jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur mbrëmjen e të martës në Fushë Krujë.

 

Shpërthimet kanë ndodhur në të njëjtën orë por në vende të ndryshme.

 

Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 23:30 në garazhin e makinës së ish-policit Përparim Cenga.

 

Garazhi ndodhej në katin e parë të banesës ndërsa është mësuar se a shpërthimi ka shkaktuar panik në radhët e banorëve të zonës.

 

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme material.

 

Menjëherë pas shpërthimit në vendngjarje mbëriti policia.

 

Mësohet gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që këtij personi i vendoset tritol.

 

Por krahas këtij shpërthimi, një tjetër ka ndodhur në po të njëjtën orë por kësaj here në Nikël të Krujës.

 

Një sasi tritoli shpërtheu pranë një mobilerie ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë