Presidenti i Federatës kosovare të futbollit, Agim Ademi ndodhet në télashe të mëdha, Ky i fundit është prej kohësh në betejë ligjore për akùzat e korrùpsionit.

Gjykata e apelit vendosi masën e bùrgimit për 9 muaj të presidentit të Federatës së Kosovës, por Ademi nuk kishte zbatuar urdhërin kohor prej 15 ditësh për t’u paraqitur në qelinë e parabùrgimit.

“Indeksi online” zbulon edhe dokumentin e lëshar së fundi nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila urdhëron që më datë 18 qershor Ademi të paraqitet në qendrën e parabùrgimit të Prishtinës.

Në të kundërt njoftohet se do të lëshohet një urdhër dénimi për të arréstuar kreun e FFK-së dhe për ta dërguar me forcë në qeli për kryerjen e dénimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re