Futbolli shqiptar tronditet pak para rinisjes se planifikuar. Një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Fakti që në Mallakastër ishte regjistruar rasti u parë me koronavirus u konfirmua edhe ministria e Shëndetësisë. Burime për “Vizion Plus” bëjnë të ditur se lojtari i Bylisit dyshohet se është infektuar në Shkodër.

Dalja pozitiv e lojtarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur  detyron tani kryerjen e tamponeve për të gjithë ekipin dhe kompromenton edhe nisjen e kampionatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re