Skip to content

Tronditet ‘kështjella’ e LSI-së në Skrapar, këshilltarët bashkohen me PS

“Lëkunden” themelet e “kështjellës” së LSI në Skrapar, aty ku kjo parti është më e fortë se kudo.

Humbja e pushtetit, ka bërë që LSI të humbë edhe shumë simpatizantë por edhe funksionarë të saj.  Pas ikjes së këshilltarëve në Belsh, Fier, Gjirokastër, Elbasan, e Vlorë, nga partia e Monika Kryemadhit duket se po largohen edhe këshilltarët e Skraparit.

Kështu ata kanë votuar për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe, njëherazi drejtor i parkut të Tomorrit. Me shumë interes pritet lëvizja e Kryemadhit pas këtyre “rrjedhjeve” që kanë dëmtuar jo pak partinë e saj.