Ngjarje e rende pak pas mesnate ne Larushk te Krujes.

Shtepia e Gentjan Bejtjes eshte sulmuar me arme nga persona te paidentifikuar.

Sulmi me arme eshte kryer ne oborrin e baneses ku kane qene shtetasit Ramazan Sino dhe Alvin Bejtja, daje dhe nip.

Policia beri te ditur se nga te shtenat me arme ka mbetur i vdekur Ramazan Sino 46-vjec ndersa nipi i tij Alvin Bejtja.

 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re