KRUJE– Një shpërthim tritoli ka ndodhur në qytetin e Krujës orët e para të mëngjesit të sotëm, duke krijuar panik tek banorët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 në banesën e drejtorit të OSHEE, të cilit i është vendosur lënda plasëse.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi është demtuar edhe automjeti i Xhavit Mashës, i cili ndodhej i parkuar në oborr. Po kështu, nga shpërthimi janë thyer dyer e dritare, ka mure të plasaritura, si dhe ka lëvizur çatia e shtëpisë. 

Pas shpërthimit të zotët e shtëpisë kan njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për këtë akt të rëndë kriminal.
 
Familja Masha njihet në zonë si familje e respektuar, dhe nuk kanë probleme apo konflikte me njeri, por dyshohet se akti ka lidhje me detyrën e djalit të Xhavitit, i cili është drejtor i OSHEE për rrethin e Krujës.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re