Skip to content

Tronditet Mirdita! Të shtëna me armë zjarri, një i vrarë (EMRI)

skene krimi1

Tronditet Mirdita! Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se viktimë e të shtënave me armë ka ngelur Viktor Bardhi.

Po ashtu raportohet se viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe kërkimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve.