Pak orë para derbit me Tiranën, tronditet sërish ekipi i Partizanit.

Tre lojtarë të tjerë të kuq kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Bëhet fjalë për Erald Çinarin, Esat Malen dhe Kristi Koten, të cilët janë asimptomatikë. Sic njofton edhe vetë klubi i kuq, pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjësit kanë rezultuar negative. Natyrisht të tre lojtarët e lartëpërmendur nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Tiranës sonte në 20 e 30, sfide e cila do të luhet normalisht pavarësisht se Partizani do të ketë pesë mungesa.

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Testet e fundit për të gjithë ekipin e kuq u bënë pasi dy lojtarë Ferati dhe Boldor, dolën pozitiv dy ditë më parë, të dy të infektuar jashtë kontakteve të ekipit. Natyrisht me kaq problem në formacion Partizani do ta ketë edhe më të vështirë sonte kundër bardhebluve, një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos për Tiranën që mban vendin e parë me 6 pikë më shumë se Kukësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re