Kryeministri Boris Jonhson pritet të japë sot dorëheqjen. Largimi i kryeministrit vjen si pasojë e dorëheqjeve masive nga kabineti qeveritar.

 

Johnson është përballur me një kërkesë të shtuar nga partia e tij për t’u larguar nga detyra, pasi nuk gëzon më mbështetjen e shumicës.

 

Prej ditësh kryeministri britanik është përballur me akuza të shumta nga konservatorët, pasi mbështeti një politikan të akuzuar për agresion seksual.

 

Por Johnson është kritikuar ashpër edhe për pjesëmarrjen në festa gjatë kohës së karantinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re