Një mjet ka shpërthyer në afërsi të TEG-ut në Tiranë, ku burime bëjnë me dije se ka marrë lëndime shoferi. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së eksplozivit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ka arritur të dalë shpejt nga makina tip Volsvagen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses e autoambulanca, për të zbuluar dhe shkaqet e shpërthimit.

Flakët dhe tymi i zi ka përshkruar të gjithë aksin, ndërsa ngjarja ka shkaktuar trafik të dendur makinash.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re