Krim i rende ne familje mengjesin e kesaj te shtune ne Tirane.
Nje shtetas ka vrare kunaten e tij dhe me pas qelluar per vdekje edhe veten.
Burime bëjnë me dije se në Shkoze, në banesë shtetasi Roland Sinani, rreth 43 vjec, i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistolete kunaten e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe, ka më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.
Ështe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.
Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
